Virusi “HMPV” grip i zakonshëm respirator, kujdes po, panik jo

Virusi HMPV i cili po krahasohet me COVID-19 dhe është përhapur përsëri në Kinë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është virus i zakonshëm respirator, prej të cilit më shumë mund të preken fëmijët, të moshuarit dhe personat me më pak imunitet. Infektologët thonë se nuk ka vend për shqetësim, por bëjnë thirrje për kujdes

Në mediat ndërkombëtare ditëve të fundit kanë marrë jehonë raportimet për sëmundjen e Metapneumovirusit Human, sëmundje respiratore me simptoma të ngjashme me gripin, e ngjashme me COVID-19.

Ashtu sikurs Coronavirusi, HMPV është përhapur në Kinë.

Sipas medias “ECONOMICTIMES”, autoritetet kineze kanë minimizuar rritjen e rasteve të infeksioneve, duke theksuar se “infeksionet respiratore zakonisht arrijnë kulmin gjatë sezonit të dimrit”.

Duke theksuar se autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën emergjencë globale shëndetësore, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka treguar se HMPV është virus i zakonshëm respirator.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se ”… Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, duke përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndijshëm, duke përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të kompromentuar dhe të moshuarit.”

Por cili është rreziku dhe cilat janë simptomat sipas ekspertëve shëndetësor.

Hamdi Ramadani – Infektolog tha se “Mund të paraqiten edhe dridhjet djersitjet, e këto e më vonë është edhe ajo simptomatologjia që ësthë karakteristikë ose resipatore, me kollitje, me teshtitje, me probleme me frymëmarrje, dhe në qoftë se sëmundja nuk përfundon me 4-5 ditë atëherë ky virus mund të shkaktojë edhe ndërlikimen ë formë të një pneumonie.”

Ramadani thekson se ky virus zgjatë 2 deri në 5-6ditë, dhe e kanë stimuluar që të shfaqet gripet sezonale.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika