Mbi 6 milionë euro investim, përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë

Është përuruar objekti i QKMF-së në Mitrovicë, dy vite pasi i ishte hedhur themeli. Investimin prej mbi 6 milionë eurosh e përuruan i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza bashkuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe drejtuesi i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati. Të dy përcollën mesazhe për mirëmbajtjen e objektit duke uruar që i njëjti, të ketë sa më pak pacientë

Prerja e shiritit të kuq po shënon përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, “Dr. Nexhat Çuni”.

E të pranishëm për festën qenë mantelbardhët, deputetë e vet ata që do përfitojnë nga shërbimet.

Për të parin e Mitrovicës e kandidatin e PDK-së për Kryeministër, ky ishte një jetësim i njërit nga prioriteve të tij në detyrë.

Bedri Hamza, Kryetar i Mitrovicës tha se ” Po mendoja për atë se çfarë do duhej të bëja për shëndetësinë e Mitrovicës. E kisha të qartë se duhej të përmirësoja kushtet për qytetarët , qè të merrnin shërbime shëndetësore sa më të mirë. Të përmirësoja kushtet për infermierët, mjekët dhe gjithë të punësuarit shëndetësor duke i ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira.

Komuna e Mitrovicës ka kontribuar me 20% në ndërtimin e objektit ndërsa pjesa tjetër, ishte donacion nga “Jetimat e Ballkanit”.

Halil Kastrati, drejtues i “Jetimave të Ballkanit” deklaroi se ‘ ajo pare kalon pas qafës sonë dhe përgjigjegjësi e jona”.

QKMF-ja me kompletimin e saj do ofrojë një sërë shërbimesh.

Fahri Shabani, Drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicës deklaroi se “do të ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore të shëndetësisë primare, pra duke filluar mjekësisë familjare, stomatologjisë, urgjecës, laboratorit, mamografinë, barnatoren qendrore ….”.

Vlera e investimeve dy vjeçare kalon shifrën prej 6 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika