Bislimi: Javën tjetër do të ketë vendim qeveritar për çështjen e targave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të dalin me një vendim qeveritar për çështjen e targave në dialog

Vendosja e stikersave ne targat serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se javën e ardhshme do të ketë vendim qeveritar për çështjen e targave me Serbinë.

Sipas tij, pala serbe në takimin e fundit ku ishte diskutuar për çështjen e targave ishte treguar jokonstruktive, dhe se sipas tij, kjo i ka dhënë hapësirë Qeverisë së Kosovës ta paraqesë planin e saj për një marrëveshje të re për çështjen e targave.

Bislimi ka thënë se po punojnë që t’i rregullojnë problemet që sipas tij janë krijuar që 20 vjet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

“Javën e ardhshme del plani jonë për targa, në kuadër të planit tonë që del në javën tjetër, trajtohet edhe çështja e tabelave KM, po të pritet që ne me një ndërprerës elektrik e trajtojmë një problem që ka ekzistuar që 20 vjet, mendoj që është pritje përtej aktivistit, nuk është mirë të fshehen prapa aktivistëve, lërnani neve brengat për aktivistat”, ka thënë Bislimi.

Për marrëveshjen për energji për faturimin dhe inkasimin e katër komunave të Mitrovicës Veriore, ka thënë se ka mundur të anulohet ajo marrëveshje, por që sipas tij do të ishte edhe më e dëmshme.

“Ka mundur të jetë opsion i anulimit të marrëveshjes, por pastaj ju do të thonit se nuk keni guxim të bëni marrëveshje, na kishit dërguar në Gjykatë Kushtetuese që po paguajmë për veriun”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika