Kosova mbyll edhe një institucion paralel serb në veri

Policia e Kosovës sot ka mbyllur dy struktura paralele që vepronin në veri, njëra si Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë sigurimesh nga Serbia - Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe me një kontroll tjetër në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në realizimin e një kontrolli në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).

Ndërkaq pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hapur rasti “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.

“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës kanë asistuar zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani.

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”.

E Lista Serbe ka reaguar duke thënë se me mbylljen e Administratës Tatimore, 80 punëtorë “kanë mbetur në rrugë”, dhe e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon fushatën zgjedhore “në kurriz të popullit serb”, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Dunav Osiguranje është një shoqëri aksionare nga Serbia, e cila ofron mbi 100 shërbime në fushën e sigurimeve të jetës dhe të pasurisë. Në faqen e saj zyrtare, në listën e adresave të degëve përfshihet edhe ajo në Mitrovicën e Veriut, në veri të Kosovës.

Mbyllja e tyre është vazhdim i aksioneve për mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat autoritetet zyrtare të Prishtinës i konsiderojnë “të paligjshme”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional, ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona”.

“Ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësishtë i ndaluar për këdo që e zhvillon atë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika