Aprovohen konkluzionet e Këshillit të Evropës, përmendet dialogu Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Barend Leyts ka publikuar përfundimet e nxjerra pas përfundimit të samitit, BE-Ballkani Perëndimor, ku i bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit që përmes dialogut t’i normalizojnë marrëdhëniet mes tyre

Ndërtesa e Këshillit të Evropës, Strasburg, Francë.

Këshilli i Evropës i ka aprovuar konkluzionet zyrtare për Ballkanin Perëndimor.

Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, Barend Leyt, i cili i ka renditur konkluzionet e miratuara, ku në njërën prej tyre përmendet edhe Kosova.

“Këshilli Evropian ripohon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht në Dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shkruhet në pikën e 19-të.

Në këto konkluzione nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, ani pse në pikën e parë thuhet se Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektiven e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Konkluzat e aprovuara:

-Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

-Duke u mbështetur në metodologjinë e rishikuar, Këshilli Evropian fton Komisionin, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin për të avancuar më tej integrimin gradual tashmë midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit bazuar në merita.

-Këshilli Evropian rikujton rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti ato lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit si dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, u bën thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të pakicave.

-Këshilli Evropian është informuar rreth zhvillimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai kërkon të arrihet një zgjidhje e shpejtë rreth çështjeve të fundit të mbetura në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të mund të hapen pa vonesë.

-Këshilli Evropian rikonfirmon se duhet të arrihet me urgjencë një progres i prekshëm rreth çështjeve të pazgjidhura dhe mosmarrëveshjeve rajonale, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës, ku përmes dialogut të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

-Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen politike të arritur më 12 qershor të vitit 2022 nga liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës në Bruksel, e cila është e nevojshme për stabilitetin dhe funksionimin e plotë të vendit në mënyrë që t’u përgjigjet aspiratave të njerëzve. Këshilli u bën thirrje të gjitha partive politike dhe liderëve në Bosnje dhe Hercegovinë që t’i zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në arritjen e marrëveshjeve dhe urgjentisht të finalizojnë reformën kushtetuese dhe zgjedhore, e cila do të lejojë që vendi të përparojë me vendosmëri në rrugën evropiane, në përputhje me opinionin e Komisionit.

-Këshilli Evropian është i gatshëm t’i japë statusin e vendit kandidat Bosnje e Hercegovinës dhe e fton Komisionin që të raportojë pa vonesë te Këshilli rreth zbatimit të 14 prioriteteve kyçe të përcaktuara për vendin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika