Deklarata e Haxhiut për emisionet e mbrëmjes, Mushkolaj: Fyese dhe nënvlerëson qytetarët

Analisti i Debat Plusit, Imer Mushkolaj e ka cilësuar si fyese dhe nënvlerësuese deklaratën e ministres Albulena Haxhiu, e cila sugjeroi bojkotimin e emisioneve të mbrëmjes me analistë

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka bërë thirrje për bojkotimin e emisioneve të mbrëmjes me analistë.

Në emisionin Debat Plus, Mushkolaj e cilësoi këtë qasje si fyese dhe nënvlerësuese ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ajo qasje e ministres Haxhiu mu duk edhe fyese, për shkak se ajo po i konsideron aq të paditur qytetarët e Kosovës saqë po thotë se ata mund të bien pre të emisioneve të mbrëmjes, domethënë me përkthye ndryshe ata mashtrohen”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen për perceptimin negativ ndaj analistëve që paguhen për punën e tyre, duke e quajtur këtë hipokrizi.

“LVV-ja gjithmonë përpiqet të paraqesë si diçka negative faktin që paguhemi për punën tonë, ndërsa vetë ajo paguhet për punën e saj si ministre…Kur thonë paguhen ata e gjuajnë më larg, kinse nga të tjerët, që sipas tyre mund të jenë Serbia, burime ruse, burime të paqarta financiare”, ka deklaruar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika