Udhëheqësi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, se a ka mundësi që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa e njohur Serbia shtetësinë e Kosovës. Bislimi është përgjigjur duke thënë se nuk sheh mundësi që të krijohet asociacioni dhe ka theksuar se ka për mbi një vjet që ai po merret me marrëveshjet e Brukselit të cilat është duke i lexuar dhe shqyrtuar.
Ai ka thënë se nuk sheh hapësirë të themelohet Asociacioni Komunave me shumicë serbe.
”Jemi për mbrojtjen dhe promovimin maksimal të të drejtave të minoriteteve”, duke shtuar se nuk po mund ta thotë se nuk bëhet Asociacioni sepse “po shihemi si palë bllokuese ndërkombtëasrisht të dialogut”.
Partitë opozitare për Bislimin e kanë fajin, sepse sipas tij ato po e krijojnë një narrativë “ku Kosova shihet si palë jo konstruktive”.
Zëvendëskryeministri Bislimi, njëkohësisht i ngarkuari i Qeverisë së Kosovës, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, ku ka thënë se nuk është mirë që gazetarët t’i referohen kundërshtarit të tij, në dialog, Petar Petkoviqit, teksa ka thënë se për këtë po ndihet i ofenduar.
Tutje, Bislimi i ka komentuar deklarata e Petkoviqt ku ka thënë se ai është gënjeshtar dhe se në një intervistë, Petkoviqit ia kishte gjetur 20-të gënjeshtra.
Numri i dy i qeverisë ka treguar se çfarë i kishte thënë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
“Nuk jemi për asociacion që izolojnë, por për fonde integruese që integrojnë, kjo është alternativa e qeverisë së Kosovës”.
Sipas tij, duhet krijuar një fond që do ta nxiste bashkëpunimin në mes komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe, që sipas tij ndërlidhte ata në bashkëpunime biznesore. Përveç biznesit, sipas Bislimit, fondi do t’i ndërlidhte edhe organizatat joqeveritare dhe aktivitetet kulturore.
“Asociacioni është një nga 31 marrëveshjet e arritura në Bruksel, dhe se Brukseli nuk i dallon marrëveshjet nga rëndësia”, ai ka thënë se për Brukselin është e njëjtë si marrëveshja për njohën e diplomës si ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.
Bislimi ka thënë se pritjet e Serbisë janë që Asociacioni të jetë marrëveshja kryesore por kjo sipas tij, është shqetësuese.
Tutje, ai i ka krahasuar marrëveshjen e vitit 2013 dhe këtë të vitit 2022 ku i ka lexuar disa paragrafë nga marrëveshja e 2013-ës.
“Me rezolutën 12-44 të Kombeve të Bashkuara, pasuria apo asetet brenda territorit të Kosovës, janë në pronësi të Serbisë, më rregullime specifike provinciale dhe në dakordancë të plotë me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.
Ai ka lexuar një fjali të cilën e kishte shkruar ish-kryenegociatoria e Kosovës, Edita Tahiri.
“Kosova konsideron se në pajtimi më Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet e saj dhe ligjet ndërkombëtare, dhe thirret në rezulton 1244, dhe rregulloret respektivë të UNMIK-ut, pasuria brenda territorit të Kosovës është në pronësisë të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.
TNë fund Bislimi ka thënë se politikbërja në Serbi nuk i intereson dhe se nuk është puna e tij. Ai ka thënë se vetëm qytetarët e Kosovës i interesojnë, gjithashtu përveç këtyre që jetojnë në Kosovë ai ka thënëse se ka interes dhe për qytetarët në Luginën e Preshevës.