Kosova përfaqësohet në Berlinale me filmin e Alban Mujës

Kinematografia kosovare, me gjithë sfidat e saj, vazhdon të prodhojë filma për në skenën ndërkombëtare, me përfaqësime të denja në ngjarjet më prestigjioze të industrisë së filmit.

Artisti dhe regjisori kosovar Alban Muja do të prezantojë premierën filmit të tij më të fundit, “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), në kuadër të seksionit prestigjioz Forum Expanded të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Berlinale.

Ky film, i cili do të shfaqet në shkurt, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe rrëfen një histori të fuqishme të bazuar në ngjarje reale. Filmi 10-minutësh dokumenton përvojën e piktorit Skender Muja, i cili, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, u ngujua nga forcat serbe në një shkollë të shndërruar në kamp ndalimi në Skenderaj.

Nëpërmjet rrëfimit të mbijetesës dhe qëndresës, filmi trajton fuqinë transformuese të artit për t’i përballuar sfidat më të rënda.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi këtë përzgjedhje si një përfaqësim të vlefshëm dhe uron regjisorin dhe ekipin për arritjen e tyre të jashtëzakonshme.

“‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ me regji nga Alban Muja do të ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti që mbahet në muajin shkurt. Filmi është pjesë e programit “Forum Expanded” dhe prodhimi i tij është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kinematografia jonë, kohëve të fundit me filma të metrazhit të shkurtë, po vazhdon të shkëlqejë në ngjarjet më prestigjioze të industrisë botërore të filmit.

Filmi rrëfen tregimin e piktorit Skender Muja i cili bashkë me qytetarë të tjerë mitrovicas, u ngujuan nga forcat serbe në një shkollë të Skenderajt të shndërruar në kamp ndalimi në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Një reflektim i mbijetesës dhe qëndresës në relacion me fuqinë e artit për t’i arritur dy të parat.

Urime Albanit dhe gjithë ekipit të filmit për këtë përzgjedhje dhe përfaqësim shumë të vlefshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika