Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Shushicë, në rrugën Istog-Rakosh.
Për pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, ka thënë Gashi.