“Ikja e Vetëvendosjes nga mediat, ikje nga llogaridhënia për 4 vjet qeverisje”

Analistë politikë e profesorë universitarë mendojnë se vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje që të mos paraqitet gjatë gjithë fushatës në televizionet Dukagjini, Klan Kosova, e T7, është strategji për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies për 4 vjet qeverisje si dhe tendencë që mediat t’i rreshtojnë në anën e kundërshtarëve politikë. Kundër këtij vendimi dhe thirrje për shqyrtim të pozicionit, Lëvizjes Vetëndosje i ka bërë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ju kisha lutë që të mos bini pre e emisioneve të mbrëmjes, të disa individëve, ata nuk janë analista…”

Ministrja e Drejtësisë nuk e ka problem orarin e mbrëmjes por përmbajtjen e cila nuk po i pëlqen dhe i fton simpatizantët e Vetëvendosjes që të mos i përcjellin disa media.

Por më 2 korrik emisioni Debat Plus në TV Dukagjini ishte në shijet e Haxhiut e cila bënte ftesë që ta përcjellin të gjithë.

Jo vetëm në këtë emision por në secilin prej orareve në TV Dukagjini, Kryeministri e pothuajse të gjitha ministrat e Qeverisë Kurti, nuk e kanë pasur problem paraqitjen.

Edhe në televizionit tjera e njëjta atmosferë, para e gjatë detyrës si Kryeministër, Kurti ishte prezent gjithkah.

Për arsye që nuk dihen Vetëvendosje ua ka kumtuar lajmin televizioneve Dukagjini, Klan Kosova, T7 dhe mediumin Kallxo.com, se si parti nuk do të paraqitet në këto mediume gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Ikja nga paraqitja në mediat kryesore në vend, sipas analistëve politikë, nuk është strategji e re, por sinjal për thellim të polarizimit dhe rrëshqitje drejt pushtetit me karakteristika të autokracisë.

“Duan me i ik përballjes ballafaqimit të cilat nuk dëshirojnë që të bëhen tema të opinionit publik, ndërkaq në anën tjetër dëshiron të polarizojë, sepse do të thotë, pushteti aktual ka nevojë për polarizim në fushatë zgjedhore dhe duke qenë që shpesh herë këtë polarizim nuk po ia japin dy partitë kryesore opozitare”, ka thënë analisti, Belgzim Kamberi.

Edhe profesorët universitarë kanë një shpjegim për këtë sjellje.

“Ka të bëjë me një strategji që ta shpallë median si pjesë të kundërshtarëve të vetë politikë, dhe në këtë mënyrë ta de-legjitimojë kritikën që e bëjnë këto media. Ky është qëllimi të paktën por nuk e di se sa do ta arrijnë. Dhe e dyta është mungesë shumë e madhe e llogaridhënies dhe transparencës së një partie e cila ka qenë në pushtet për 4 vitet e fundit në Kosovë”, ka thënë profesori i gazetarisë, Alban Zeneli.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj.

“…Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë…”.

AGK insiston se ky qëndrim shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjës pushtetin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika