Fushata zyrtarisht ka kohë edhe 2 ditë të filloj, por tashmë mërgimtarët që kanë ndarë mendjen se për kë do votojnë, mund ta bëjnë.
Nga sot ka filluar votimi jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim përmes postës.
Faton Gajtani që jeton afër qytetit të Mynihut në Gjermani thotë se do të votoj, dhe tregon pse do e bëjë këtë.
“Dëshirojmë që si më parë, si në të kaluarën që të jemi pjesë e zhvillimit të Kosovës, si në aspektet ekonomike, ashtu edhe në ato politike, kështu që e shoh të arsyeshme që me pjesëmarrjën tonë në zgjedhje të ndikojmë edhe në rrjedhat tona politike në Kosovë”, ka thënë Gajtani.
Gajtani thotë se vota e tyre, mund të jetë vendimtare.
“Unë e shoh mjaftë vendimtare, dhe une besoj që kësaj radhe me gjithë këto mundësi që i kemi tash, me gjithë këto lehtësime e shoh që do jetë mjaftë vendimtare dhe do të vendos se kush do të jetë ai që do e udhëheq katër vitët e ardhshme Kosovën”, ka shtuar Gajtani.
Këtë formë votimi nuk ka zgjedhur edhe Blerim Mustafa, që nga Luksemburgu në zgjedhjet e 9 shkurtit do të vijë në Kosovë fizikisht për të votuar.
“Shpresoj që ardhja, udhëtimet të jenë masovike, dhe gjithçka të shkoj në rregull në këtë drejtim, siç e thash edhe më herët përkundër polarizimeve apo polimikave të vazhdueshme nuk duhet të vlejnë nëse diaspora duhet të votoj ose jo, vlenë dhe besoj vota e diasporës të që të kthehet në një praktikë në një traditë normale”, ka thënë Mustafa.
Numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës është 104,924., kurse ata që do votojnë me postë vlenë për 84,525 qytetarë.
“Kjo periudhë do të përfundojë më 8 shkurt 2025. Kjo periudhë 31 ditore (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Mërgimtarët që janë regjistruat për të votuar në ambasada dhe konsulata votimin mund ta bëjnë me datë 8 shkurt.