Abdixhiku: Ftoj kryeministrin të vij të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të mijat

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka sfiduar kryeministrin Albin Kurtin për ballafaqim sy më sy.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, Abdixhiku fton Kurtin të vijë në studio, e ballë për ballë të flasin për të ardhmen e Kosovës.

“Jo mediat nuk garojnë në zgjedhje, mediat bëjnë fjalën e lirë. Jo, shërbimi inteligjent nuk i përcjell mediat. Jo, shërbimet e shtetit nuk e mbyllin televizionin më të madh në vend. Jo, fjala e lirë nuk pengohet. Është amendament i demokracisë, dhe do të mbijetojë kot e kanë. Jo, mediat nuk bojkotohen në fushatë. Vjen zotëri si unë këtu, ballafaqohesh me njerëz pa e ditur kë e ke përballë deri në momentin e fundit”, tha Abdixhiku.

“E ftoj të vijë të ballafaqohet me mua për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Të fundit nga rubrika