Letër publike për takim me kryeministrin Kurti nga pronari i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”

Jakup Gashi nga laboratori testues i naftës “Sierra Lab” përmes një letre publike i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndërmarr hapa konkret për të parandaluar “manipuluesit” siç e quan ai të sistemit “mafioz manipulues” të kontrollimit të naftës.

Ai ka thënë se edhe pas katër vitesh laboratori i tij ka mbetur pa licencë të autorizuar për kontroll të naftës pavarësisht insistimit të tij të vazhduar për takim me personin përgjegjës Kushtrim Dakaj i cili i raporton direkt Minstrës së MINT, Rozeta Hajdari.

Gashi thotë se kërkesa për takim me Dakajn përveç refuzimit edhe i është bllokuar qasja.

Tutje Gashi në letrën e tij ka thënë se s’ka lënën derë pa trokitur të njerëzve të Vetëvendosjes por që nuk ka gjetur mirëkuptim, andaj personi I vetëm që mund të rregulloj çështjen mbetet vetëm kryeministri Albin Kurti.

Andaj Gashi nga Laboratori i testues i naftës “Sierra Lab” ka kërkuar një takim me kryeministrin Kurti që të bisedojnë qoftë edhe për detaje.

Letra e plotë:

I nderuari Kryeminister,

Së pari mbes me shpresë që kjo letër do të merret në konsiderim nga ana juaj.

Jam Jakup Gashi nga laboratori testues i naftës “Sierra Lab”. Ju informoj se edhe pas 4 viteve në qeverisjen tuaj jam pa licencë të autorizuar për kontroll të naftës. Kam shpresuar se me qeverisjen tuaj sistemi i naftës do të kontrollohet, por si duket në MINT ende janë duke manipuluar struktura e vjetër e sistemit mafioz manipulues.

Personi përgjegjës për rregullimin e këtij problemi madhor siç duket është Kushtrim Dakaj i cili raporton tek Ministrja Rozeta edhe në çdo kërkesë për takim më është refuzuar dhe më është bllokuar qasja.

Aty ku bllokohem unë i cili kam luftuar për rregullimin e këtij sektori të dërgon në dyshim se nuk janë të interesuar të rregullohet apo edhe që janë të përfshirë në këtë sistem mafioz të naftës, kjo është mëse e vërtetë për ata që më njohin.

Për të mos e zgjatur për shkak të kohës tuaj të vlefshme unë ende shpresoj që vetëm ti ke mbetur nga të gjithë personat e VV-së që kam kontaktuar për të vepruar rreth kësaj çështje.

Edhe njëherë mbes me shpresë që do ta marrësh parasysh shqetësimin tim dhe të filloj të rregullohet sistemi. Po ashtu do t’ju lusja të më caktoni një takim me ju 30 minuta që të kalojmë edhe në detaje.

Mbes me shpresë dhe me respekt

Jakup Gashi

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika