I fuqishëm në duele, e vrastar para portës.
Indrit Tuci po ngjitet ngadal, por me hapat të sigurt si futbollist.
24 vjeçari po jeton ëndrrën periudhën e fundit. Pasi u transferua verën e vitit të kaluar te Sparta Praha në Çeki, ai u ftua edhe në grumbullim me Kombëtaren kuqezi, për herë të parë.
Më 11 tetor, bëri debutimin me Kombëtaren e Shqipërisë, duke jetësuar ëndrrën e tij të kahmotshme.
Gjithçka për Tucin nisi te Akademia U17 e Futbollit në Shqipëri në vitin 2016.
Për plotë 3 vite u rrit e u zhvillua si futbollist në po të njëjtin vend, para se të bënte kalimin e madh te grupmoshat e Lokomotivës së Zagrebit në vitin 2019.
Pasi kaloi grupmoshat në klubin kroat, debutoi edhe me ekipin e parë.
Gjatë periudhës së tij në ligën kroate, tregoi konsistencë të vazhdueshme – dhe ra në sy të shumë ekipeve.
Paraqitjet e tij fatastike dëshmonin se Tucin e priste e ardhme e ndritur para vetes. Kalimin e madh e realizoi në verën e vitit të kaluar, kur u transferua te klubi me renome në Çeki, Sparta Praha.
Së bashku me katër shqiptarë tjerë, Tuci ndanë si sukseset, ashtu edhe dështimet me ta.
13 paraqitje me Sparta Prahën deri tani, tre gola e një asistim të regjistruar në emër të tij, 24 vjeçari është shndërruar në një pikë kyçe për trajnerin, Lars Friis.