Hamza: S’do ketë tarifa për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.

I fotografuar pranë një veture elektrike, Hamza ka treguar se në qytetet e Kosovës do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike.

Ai ka thënë se gradualisht do ta bëjnë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.

“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë. Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika