Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur kërkimet për një 26-vjeçar nga Prizreni i cili është raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori.
Sipas njoftimit, kërkimet kanë nisur nga lumi Drini i Bardhë deri në afërsi të Urës së Fshajtë.
Përveç patrullave policore, në kërkim po merr pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipin e Kërkim-Shpëtimit.
Njoftimi i Policisë:
Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.
Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini i Bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së Fshajtë”.
Në oepracionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit.