Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës së PDK.
Ai i ka ftuar të gjithë që të bashkohen në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën. “Qytetarë të dashur, Edhe pak orë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës sonë.
Nga salla 1 Tetori, ju bëj thirrje që të na bashkoheni sot në orën 16:30.
Kosova mundet ma mirë për secilin prej jush”, tha Hamza. Partia Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me sloganin: Kosova mundet ma mirë dhe me numrin 131 në garën zgjedhore.