Imer Mushkolaj analist në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se shpjegimi zyrtarë i Albin Kurtit që pse Lëvizja Vetëvendosje ka filluar fushatën në Gjakovë është se kjo komunë ka qenë më e dëmtuara gjatë luftës.
Mirëpo, Mushkolaj ka thënë se mënyra se si ka zgjedh Vetëvendosje me bë fushatën është që për çdo ditë me ia kushtu një komune.
‘’Nëse vazhdon siç ka fillu sot në Gjakovë. Sot LVV dhe kryetari saj Kurti kanë qenë në Gjakovë prej mëngjesit duke vizitu fshatra, organizata, tu bo takime…për me përfundu tubimin final ose qendror në komunën e caktume. Nesër e kishin në Mitrovicë, me gjasë kanë me shku në mëngjes me bë vizita etj, etj, edhe kanë me mbajt pastaj tubimin’’.
Mushkolaj ka thënë se tubimet në Prishtinë( të PDK-së dhe LDK) ishin më mirë të organizuara, por që për të nuk janë diçka e papritur pasi që aty shkojmë nga e gjithë vendi.
‘’Më shumë për mua është problematike që VV s’ka një program publik, edhe për derisa nuk Abdixhiku nga LDK edhe Hamza nga PDK prezantuan copëza të programit ose ato pjesë që ata që konsiderojnë se janë më të rëndësishme që kishin të bënin veçanërisht me zhvillimin ekonomik dhe aspektin për rritje të pagave, përderisa te tubimi i Vetëvendosjes më shumë kishte rrëfime se çka kanë arrit kushtimisht’, ka thënë ai.