Trupat ukrainase detyrohen të largohen nga Sievierodonetsk

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Hayday ka thënë se trupat ukrainasë janë detyruar të tërhiqen nga Sievierodonetsk, sepse situata ishte bërë e paqëndrueshme pas bombardimeve nga forcat ruse gjatë disa muajve

Ushtarët ukrainasë

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Sievierodonetsk do të “duhet të tërhiqen”, ka konfirmuar guvernatori rajonal, Serhiy Hayday, në mëngjesin e së premtes.

“Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim”, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Hayday, për televizionin ukrainas.

Hayday në orët e mëngjesit ka dërguar një mesazh në aplikacionin, Telegram, duke shkruar “Fatkeqësisht, do të na duhet të largojmë ushtrinë tonë nga Sievierodonetsk, sepse qëndrimi në pozicione të thyera nuk ka kuptim, numri i të vdekurve po rritet”.

Guvernatori shtoi se 90% e shtëpive në Sievierodonetsk ishin dëmtuar ose shkatërruar.

“E gjithë infrastruktura e qytetit është shkatërruar plotësisht. Më shumë se 90% e shtëpive u sulmuan, rreth 80% e shtëpive u shkatërruan në mënyrë kritike. Këto janë ato që nuk mund të restaurohen më, duhet të prishen”, ka shtuar ai.

Të premten shënon dita e 120 e agresionit rus në Ukrainë, ku për katër muaj rresht janë shkaktuar dëme materiale dhe janë shënuar humbje të mëdha në njerëz.

Ndërkaq, Shteti i Ukrainës dhe ai i Moldavisë, më 23 qershor, kanë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu ka njoftuar, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka shkruar në rrjetin social Twitter, se ky është një rast historik për BE-në, Ukrainën dhe Moldavinë.

Për këtë reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili po ashtu e cilësoi si vendim historik për vendin e tij.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika