Dita e tretë e fushatës: Partitë politike vazhdojnë në Pejë, Krushë, Viti dhe Gjakovë

Dita e tretë e fushatës zgjedhore mbledh LVV-në në Pejë, PDK-në në Krushë, LDK-në në Viti dhe AAK-në në Gjakovë

Foto ilustrim

Këtë të hënë, partitë politike në Kosovë kanë hyrë në ditën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të mbajë një tubim zgjedhor në Palestrën “Karagaç” në Pejë.

Aktiviteti fillon në orën 18:00.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në orën 13:00, do të mbajë një konferencë për media në selinë qendrore.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të vizitojë kooperativën “Krusha” në Krushë të Madhe, duke filluar nga ora 14:00.

Ndërsa, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë një takim me stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti nga ora 15:00.

Po ashtu, në ora 16:00, Abdixhiku do të bëj vizitë dhe takim me mësimdhënësit në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti.

Dhe më pas në ora 18:00, LDK-ja do të mbajë tubim elektoral në Kamenicë.

AAK-ja ka planifikuar një tubim zgjedhor në Gjakovë.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”, duke filluar nga ora 18:00.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika