Vrasja e Liridona Ademajt, pritet të ngritet aktakuza për tre të dyshuarit

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të ngritë aktakuzë kundër tre të dyshuarve për këtë rast të rëndë. Për këtë, të mërkurën do të flasë në një konferencë për media kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Familja e Ademajt, i kanë thënë Dukagjinit se kanë qenë në kontakt me Prokurorinë, dhe se vetëm dënimi maksimal, do t’i zbuste zemrat e tyre

Foto nga vendi i ngjarjes ku u vra Liridona Ademaj

Hetimet për një prej rasteve më të rënda penale të pasluftës në vendin tonë, Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka finalizuar.

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, ky institucion pritet që të ngris aktakuzë për të dyshuarit si të përfshirë në të.

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se Kryeprokurori Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë një konferencë për media, pa përmendur aktakuzën, por kjo i është konfirmuar televizionit nga burime të afërta me procesin.

Konkretisht, ato kanë thënë se aktakuza, tashmë është duke marrë formën përfundimtare para se të dorëzohet në gjykatë në mesjavë.

Televizioni, ka kontaktuar edhe me familjen e Liridona Ademajt, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin më gjerësisht.

Ata kanë pohuar të kenë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë dhe kanë qenë në njohuri për procesin.


“Besojmë që drejtësia do të triumfojë dhe ata të cilët e kryen këtë akt të dënohen maksimalisht. Vetëm denimi maksimal zbut sado pak zemrat tona.” – Familja Ademaj

Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023,ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla. Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika