“Java e Dëgjuesve” në Radar me Edita Doli, mbyllet me tre dëgjues, të parët që ndihmuan familjet në nevojë

Pas një jave, në emisionin Radar, përkatësisht në pjesën e “Javës së dëgjuesve” në Radio Dukagjin, ishin dëgjuesit e fundit për këtë javë, Buraku, Miniri dhe Xhepi. Edhe këta tre mysafirë sikurse ata paraprakë, të cilët kishin qenë të pranishëm në studio, pritën telefonata për vendet me radar

Edita Doli

Në ditën e fundit të “Javës së dëgjuesve” në Radio Dukagjini, ishin Buraku dhe Miniri që iu bashkuan Edita Dolit në studio. Siç kishte shkuar edhe me dëgjuesit e kaluar që kishin qenë të pranishëm në studio, në pjesën e parë të emisionit u pritën telefonata për vendet me radar.

Edita Doli me dëgjuesit e saj në studio, të emisionit ”Radar” në RTV Dukagjini

Në pjesën e dytë të emisionit u bashkua edhe dëgjuesi Xhepi nga Prizreni. Ata u bashkuan në pjesën e dytë për të pritur telefonata nga dëgjuesit të cilët ndanë arsyet përse ata janë të lidhur me “Radar” dhe para sa kohësh.

Disa prej dëgjuesve treguan se si rastësisht e kanë dëgjuar emisionin para shumë vitesh dhe që nga ajo kohë janë bërë dëgjues besnikë. Disa prej tyre kanë dëgjuar përmes shoqërisë dhe familjarëve të tyre. Miniri, Buraku dhe Xhepi janë ndër ushtarët e parë të Radarit që kanë inciuar ndihmesat për familjet në nevojë që kanë kërkuar ndihmë në emision.

Edita Doli me dëgjuesit e saj në studio, të emisionit ”Radar” në RTV Dukagjini

Ata kanë ndarë eksperiencat e tyre të këndshme dhe ndjesinë e mirë që kanë gjetur përkrahje nga dëgjuesit e tjerë saherë që kanë kërkuar ndihmë për të tjerët, dhe peripetitë që kanë hasur me familje që janë shtirur kinse kanë pasur nevojë për ndihmë.

Raste të tilla kanë përmendur që kanë pasur shumë mirëpo iu kanë shërbyer atyre që të mos i bëjnë të njëjtat gabime pa i konfirmuar rastet. Ushtarët e Radar-it mbeten të gatshëm për të ndihmuar me aq sa kanë që në emision paraqiten njerëz në nevojë.

“Java e Dëgjuesve” në Radio Dukagjini këtë javë ka pritur shumë dëgjues në emisionin “Radar me Edita Doli” të cilët patën mundësinë të provojnë një eksperiencë të re dhe shumë emocionuese si moderatorë të radios.