Haradinaj nga tubimi i madh në Gjakovë: Ky është fundi i mashtruesëve

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se katër vitet e qeverisë Kurti i kanë kushtuar shtrenjtë Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale nuk din asgjë përveç propagandës.

“Dështimi i qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë Gjakovës. Rruga Gjakovë-Klinë, u la në harresë nga një pushtet që nuk di të bëjë asgjë përveç propagandës. Gjakova, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, meriton më shumë. Plani ynë është konkret: përfundimi i rrugës Gjakovë-Klinë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, realizimi i Autostradës së Dukagjinit, aktivizimi i aeroportit për fluturime komerciale dhe krijimi i zonës amerikane të biznesit. Më shumë se kaq – do të ndërtojmë një industri prodhuese ushtarake dhe poligon me standarde NATO-s në brezin kufitar, duke hapur mijëra vende pune për gjakovarët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se koha e mashtruesëve ka marrë fund.

“Gjakova sot masovikisht, i tha Jo mashtruesit që e ka izoluar Kosovën dhe e ka dëmtuar sigurinë kombëtare. Me 9 shkurt, votoni 137 për një Kosovë Fituese – për anëtarësim direkt në NATO, për siguri energjetike, çmim energjie të përballueshëm, për paga minimale jo nën 500 euro dhe për zhvillim ekonomik që i jep dinjitet çdo qytetari. Gjakova e di – koha e mashtruesve ka marrë fund. Ja sot, ja kurrë për Kosovën Fituese”, është shprehur Haradinaj.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika