KPM takon Misionin Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet, diskutohet rregullorja për obligimet e mediave

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian për të diskutuar përgatitjet dhe rregulloren e re për monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur në takim një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve 2025.

Ky ekip i përbërë nga Agnes Doka, Eirini Skouzou dhe Constantin Marza u prit nga Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.

Mehmeti ka theksuar e ky takim është vazhdim i bashkëpunimit në mes KPM-së dhe Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve e që KPM ka gatishmërinë të vazhdojë edhe më tutje deri në përfundimin e mandatit të këtij misioni.

Sipas njoftimit për media, ai e njoftoi ekipin e BE-së rreth përgatitjeve të KPM-së për monitorimin e mediave gjatë procesit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale 2025.

“Sa i përket rekomandimeve të raportit të zgjedhjeve të kaluara, KPM i ka adresuar të gjitha rekomandimet, për më tepër është avancuar korniza ligjore, ku është miratuar Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo rregullore që rrjedh nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton obligimet e mediave sa i përket mbulimit të fushatës zgjedhore në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të barabartë për të gjitha subjektet politike”, tha ai.

Po ashtu u tha se në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme për procesin zgjedhor, KPM ka miratuar Planin e Veprimit për monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

“Plani i veprimit është i ndarë në tri pjesë që përfshinë aktivitetet e planifikuara para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore. Periudha para fushatës zgjedhore përfshinë aktivitetet e KPM-së në hartimin e rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore, si obligim i paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të miratuar në vitin 2023.

Kjo periudhë përfshinë edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimin dhe sensibilizimin e të licencuarve të KPM-së me qëllim të njoftimit rreth obligimeve të mediave gjatë këtij procesi. Në zbatim të këtij plani, KPM ka njoftuar të licencuarit rreth ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje dhe obligimet e mediave gjatë këtij procesi zgjedhor. Fushata e informimit ka përfshirë njoftimet e bëra përmes faqes zyrtare të KPM, përmes komunikimit zyrtar me email dhe në takimet regjionale me të licencuarit e KPM-së, ku takime janë mbajtur në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, referuar komunikatës së KPM-së, nga ana Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve u tha se janë në Kosovë për të vlerësuar gjendjen aktuale dhe për të përcjellë punën rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt 2025.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika