Ndërpritet dëshmia e Dobrunës, do t’i pranohen deklaratat me shkrim

Gjykata Speciale ka vendosur të ndërpresë dëshminë e Sokol Dobrunës, pasi palët janë pajtuar që deklaratat e tij të mëparshme të pranohen si provë

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është marrë vendim që dëshmitari Sokol Dobruna ta ndërpresë dëshminë e tij si pasojë e vështirësive që kishte me kujtesën.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smiht III, palët kanë rënë dakord që të pranohen deklaratat me shkrim që ai tashmë i ka dhënë.

“Dëshmitar, ne do të ndërpresim dëshminë tuaj këtu sepse palët kanë rënë dakord që të pranohen deklaratat që keni dhënë ju më parë dhe që ato janë të plota dhe do të pranohen si të tilla. E kemi marrë këtë vendim sepse kishit disa vështirësi për të mbajtur mend disa prej çështjeve. Ky është vendimi i trupi gjykues. Nuk është e nevojshme që të jepni më dëshmi. Ju falënderojmë që ishit i pranishëm dhe ju urojmë gjithë të mirat dëshmitar”, tha Smith.

Megjithatë, fjalën e mori edhe dëshmitari Sokol Dobruna, i cili nuk u kuptua qartë se për çfarë e kishte fjalën.

“Faleminderit, por më lejoni të them se një gjë të tillë plotësisht të Prokurorisë nuk e pranoj”, tha Dobruna.

Pas kësaj, sekretares së gjykatës iu kërkua që ta nxjerrë dëshmitarin nga vendi ku ishte ai. Si rrjedhojë, deklaratat e mëhershme të dëshmitarit së bashku me materialet përcjellëse u pranuan në prova materiale.

Ndryshe, pas këtij dëshmitari, seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarin e radhës i cili do të jetë i pranishëm përmes video-lidhjes. Veç kësaj, në rast që organizohet transporti, Smith tha se dhe të akuzuarit mund të kthehen në objektin e paraburgimit./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika