Abdixhiku mban tubim në Hajvali: Dridhje elektorale edhe e Gollakut

Para mbështetësve të LDK-së në Hajvali të Prishtinës, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksoi angazhimin e partisë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e kryeqytetit dhe për gjithë Kosovën.

Abdixhiku ka theksuar se Prishtina, si zemra e vendit, ka nevojë për një transformim të thellë, kështu duke u zotuar për rreth 1.5 miliard euro investime në kryeqytet.

Më tej pretendenti për kryeministër ka shtuar se fushata e LDK-së është më shumë se një thirrje për vota, duke u shndërruar në një lëvizje të plotë shoqërore që mbështet ndryshimin dhe unitetin, kundër polarizimit dhe përçarjes.

“Hajvali, Prishtinë, Dega 5! Dridhje elektorale edhe e Gollakut!

Asnjë alternativë nuk ofron sot – as për së afërmi – çfarë LDK ofron për Kryeqytet! Prandaj, prishtinasit, ndryshimin e katër viteve më parë po e kërkon dhe në nivel nacional. LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një. Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!

Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht!

1.5 miliard euro për Prishtinën! Ky është zotimi ynë!

Izet e Fiknete, dy kandidatë të kësaj dege, ju priftë e mbara e ju faleminderit për gjithë organizimin madhështorë sonte!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika