Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna

Janë mbyllur përfundimisht institucionet paralele serbe në disa komuna të vendit

Ndërtesa e Postës së Serbisë në Graçanicë, më 15 janar 2025 (Fotografi nga Radio Evropa e Lirë).

Me një aksion të përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, sot janë mbyllur përfundimisht disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka shtuar se ky aksion përfshiu komunat e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skenderajt.

Përveç mbylljes së komunave paralele, u ndërprenë edhe aktivitetet e postës dhe zyrës tatimore ilegale.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin zonë”, ka shkruar Sveçla, teksa ka publikuar një video së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Sveçla gjithashtu theksoi se ky veprim mbyll një kapitull të gjatë të institucioneve paralele serbe në Kosovë.

“Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë mbyllet. Në Banjë e gjithandej në të gjithë pjesët e tjera të Kosovës, objekt komunale, postat, zyrat tatimore, të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, ministri Krasniqi ka shtuar se 28 komunat paralele dhe 5 qarqet e tyre nuk do të funksionojnë më në Kosovë.

“Nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. Këto institucioneve paralele të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ministri Krasniqi.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika