Rohde: Mbyllja e strukturave paralele duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele, por thekson se procesi i mbylljeve të tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje të plotë për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.

Rohde në një postim në platformën X, ka theksuar se është dakord në parim që këto struktura paralele nuk duhet të funksionojnë në Kosovë, por ka shtuar se procesi i mbylljes së tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ai ka theksuar se aksione të tilla, si ai i zhvilluar sot, nuk mund të fitojnë zemrat dhe mendjet e qytetarëve të prekur.

“Më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika