Abdixhiku: Këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherit kandidati për kryeministër i saj Lumir Abdixhiku, në tubimin zgjedhor të mbajtur në Kijevë të Malishevës ka thënë që me 9 shkurt të bëhet ndryshimi i madh.

Abdixhiku para simpatizantëve dhe qytetarëve të Kijevës ka thënë se gjendja në vend është e rëndë.

“Ju ftoj që më 9 shkurt ta bëni ndryshimin e madh pasi që gjendja në vend është e rëndë, gjendja në vend nuk është e mirë, gjendja në vend e mban shtetin larg njerëzve të vet dhe më 9 shkurt shtetin duhet ta kthejmë tek njerëzit e vet. Unë nuk jam këtu të ftoj për ankesa e përçarje e të nxisë urrejtje. Në politikë nuk jemi për t’u sharë por në politikë jemi për të prezantuar projekte për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.

“Para se gjithash kam një kërkesë që të mobilizoheni prej së vërteti. Këto zgjedhje nacionale nuk janë për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës por janë zgjedhje për të përcaktuar vet fatin e shtetit të Kosovës. A është një shtet i izoluar, nën sanksione e nën masa dhe me një parti populiste dhe e përplasur me secilin aktorë brenda dhe jashtë apo është një vend i zhvillimit dhe mirëqenies, i të rinjve që qëndrojnë këtu,  i projekteve të mëdha infrastrukturore. Ne në LDK e kemi zgjidhjen e qartë, më 9 shkurt votojmë djathtë, ne votojmë numrin 124, ky është obligimi ynë”, është shprehur kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku po ashtu theksoi se mbështetja për LDK-në po merr formë çdo ditë me takimet që po i mban nëpër qytete./KlanKosova

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika