Raportohen sulme të Izraelit mbi Gazën pas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin

Gaza. Foto nga arkivi

Izraeli ka sulmuar në Gaza disa orë pas njoftimit për marrëveshje armëpushimi dhe lirimi të pengjeve, kanë bërë të ditur banorët dhe autoritetet palestineze, ndërsa ndërmjetësit kërkuan të ndalen luftimet përpara fillimit të armëpushimit të dielën.

Marrëveshja komplekse e armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, i cili kontrollon Gazën, doli të mërkurën pas muajsh ndërmjetësimi nga Katari, Egjipti dhe SHBA-të dhe 15 muaj gjakderdhje që shkatërruan territorin bregdetar dhe ndezën Lindjen e Mesme.

Marrëveshja përshkruan një armëpushim fillestar gjashtëjavor me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, ku dhjetëra mijëra janë vrarë. Pengët e marrë nga Hamasi do të lirohen në këmbim të të burgosurve palestinezë të ndaluar nga Izraeli, raporton Reuters, transmeton Dukagjini.

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në një konferencë shtypi në Doha, tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi të dielën. Negociatorët po punojnë me Izraelin dhe Hamasin për hapat për zbatimin e marrëveshjes, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika