PDK thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fushatës të shmangin përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

“Përdorni gjuhë të respektueshme: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje, si në komunikimet publike ashtu edhe në ato private. Le të reflektojë diskursi ynë dinjitetin e kauzës sonë”, thuhet në një postim në Facebook të cilin e ka shpërndarë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Tutje bëhet thirrje për “promovim të drejtësisë dhe transparencës”.

“Jepni kontributin tuaj për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe pa konflikte, duke siguruar që veprimet tona të përputhen me parimet demokratike. Ruani sjelljen shembullore: Përfaqësoni vlerat e PDK-së me dinjitet, përgjegjësi dhe një sjellje shembullore që frymëzon besim dhe unitet. Respektimi i ligjeve dhe rregullave zgjedhore nuk është vetëm një detyrim ligjor—është një përgjegjësi morale që forcon demokracinë tonë dhe ndërton themelet për suksesin tonë të përbashkët”, thuhet në postim.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika