Abdixhiku nga Peja: Kulturën e punës nga komunat ku qeverisim do ta sjellim edhe në nivelin qendror me investime multi-milionëshe

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në hapjen e Galerisë së renovuar të Arteve, ku përmendi investimet e mëdha që do të bëhen në fushën e kulturës nën qeverisjen e tij.

Në pjesëmarrje të ekspozitës së fotografive “Keep Calm and Smile” nga Korab Basha, Abdixhiku tha se u frymëzua “nga fotografitë që lartësojnë Ushtrinë e Kosovës, dhe nga puna fantastike që po bëhet në këtë komunë.”

Abdixhiku u zotua për investimesh multi-milionëshe që synojnë përparimin e kulturës në nivel kombëtar.

“Ajo që e dallon secilën komunë ku qeveris LDK-ja është kultura e punës. Prandaj, me qeverinë tonë, këtë kulturë të punës do ta sjellim edhe në nivel qendror, edhe në fushën e rëndësishme të kulturës, me investime multi-milionëshe në projekte serioze kombëtare si: – Ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor; – Themelimi dhe ndërtimi i Muzeut të Paqes dhe Rezistencës; – Adoptimi i 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës;” – ka shkruar mes tjerash Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika