Rushiti pas nominimit për Çmimin Nobel për Paqe: Shpresoj se do të kemi përkrahje institucionale për lobim

Feride Rushiti, drejtoreshë në Qendrën, Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT)

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës janë nominuar nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, për çmimin Noble për Paqe.

Letra i është dërguar Komitetit të Institutit norvegjez të Nobelit, me arsyetimin për t`i njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimit të plagëve të luftës të komuniteteve”.

Ka 25 vjet që merret në mënyrë direkte me trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, megjithëkëtë për drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ishte befasues nominimi për Çmimin Nobel të Paqes nga deputeti suedez.

Rushiti, thotë se ky nominim do ta rris zërin ndërkombëtarisht të mbijetuarve të torturës, duke besuar se do të jetë edhe motivim për të tjerët që ende se kanë marrë guximin të flasin për të kaluarën e tyre.

Rushiti tha se ky nominim është vlerësim për Kosovën dhe shpreson se do të ketë përkrahje institucionale për të lobuar në muajt në vijim.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, është funksionale që nga viti 1998. Për shumë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ishte vendi ku për herë të parë morën guximin të flasin për të kaluarën e tyre të dhimbshme. Drejtoresha Rushiti beson se do të ketë mbështetje institucionale për të lobuar sa më shumë, që ky nominim t’ia sjellë Kosovës Çmimin Nobel për Paqe./RTK

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika