Tërhoqën pensione të personave me aftësi të kufizuara, arrestohen dy të dyshuar në Deçan

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët dyshohen se për përfitim të dobisë pasurore i kanë keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara në Deçan

Në raportin ditor bëhet e ditur se dy të dyshuarit kanë keqpërdorur kartelat bankare për tërheqjen e mjeteve të pensioneve.

Sipas Policisë thuhet se janë sekuestruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin.

Deçan 2024 – NN. Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve. Janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë seksutruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosoves.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika