Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një ruse në pikëkalimin kufitar në Merdar të premten për ryshfet.
Ajo ia kishte ofruar 50 euro policit në kufi që ta lejonte të hynte pa vizë.
“Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.