Edita Tahiri në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjnin ka folur lidhur me fushatë parazgjedhore të partive politike për zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Ajo ka thënë se fushata është shumë moderne.
‘’Po e shohë një fushatë shumë moderne, por nga opozita, shumë moderne. Por, në çfarë kuptimi? Me slogane dhe me mesazhe për votuesit janë të qarta, nuk janë populiste, por po e shoh një pjekuri të demokracisë… ’’, ka thënë ajo.
Tahiri ka folur edhe për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se nuk ka ndryshuar.
‘’Partia në pushtet nuk ka ndryshuar. Nuk po bënë fushatë, se fushatë do të thotë sidomos kur je parti në puhstet, e para është që të paraqesësh arritjet e pastaj vinë premtimet. Kurti me sa po shoh deri tash i ka lanë anash arritjet sepse nuk i pati’’, ka thënë ajo.