Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të grabitjes.
Siç ka bërë të ditur policia dy të dyshuar nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi zinxhirin e qafës që ishte i arit dhe një orë dore.
Policia ka thënë se po e heton rastin.
‘
‘ Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime”, thuhet ne njoftimin e PK-se.