Haradinaj në SHBA, takon të përzgjedhurin e Trump për ambasador në NATO

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar për inaugurimin e presidentit Donald Trump

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar për inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Ai u shpreh thellësisht i nderuar për ftesën që i është bërë për të qenë prezent atje, ndërsa tregoi se ka zhvilluar disa takime.

“Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Iowa e në shenjë të këtij momenti historik. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA”, ka shkruar Haradinaj.

“Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!”, tha ai.

Lidha e Kosovës me Iowan, ai tha se është “e rëndësisë jetike” për realizimin e synimeve drejt NATO-s.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Iowas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti”.

“Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti”, shkroi Haradinaj.

“Ndërsa festojmë këtë fundjavë, duke shënuar inaugurimin e Presidentit Trump, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për popullin e Iowas”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika