Abdixhiku: Istogu është vet LDK-ja, këtu fillon fitorja e madhe

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga Istogu, e cilësoi qytetin si "zemrën e LDK-së" dhe premtoi fitoren e madhe të partisë

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë fushatës në Istog ka thënë se ndjehet krenar që ndodhet në qytetin e krijuesit dhe ndërtuesit të shtetit të Kosovës, intelektualit të shkëlqyeshëm e politikanit të papërsëritshëm, Ibrahim Rugova.

Ai ka theksuar për LDK-në zgjedhjet janë gjithmonë festë e demokracisë.

“Do ta ndryshojmë sloganin për ndryshimin sepse ndryshimi ka ndodhur, slogani i ri i LDK-së është “Krejt Kosova LDK”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se nuk ka kënaqësi më të madhe dhe ndjenjë më të fuqishme sesa kur Lidhja Demokratike e Kosovës mblidhet në shtëpinë e vet politike-Istog.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe dhe ndjenjë më të fuqishme sesa kur Lidhja Demokratike e Kosovës mblidhet në shtëpinë e vet politike në Istogun tuaj, në Istogun tonë, Istogun e Ibrahim Rugovës. Istogu jonë kjo kala, kjo kështjellë e pamposhtur e LDK-së, qenka ngritur sot në këmbë dhe kjo ri ngritje qenka e qartë, kjo ri ngritje qenka e zjarrtë, përgjigja është e thjeshtë, për ata që se kuptojnë Istogu nuk është vetëm LDK, Istogu është vet LDK-ja”, tha ai.

“Të dashur qytetarë të Istogut ju i keni qëndruar besnik përherë, përherë partisë së Ibrahim Rugovës, birit tuaj e shqiptarit më të madh”, tha Abdixhiku, i cili është shoqëruar me brohoritjet e masës nën thirrjet “Ibrahim Rugova, Ibrahim Rugova, Ibrahim Rugova…”

Ai tha se ndjehet i lumtur që është në Istog në qytetin e krijuesit dhe ndërtuesit të shtetit të Kosovës, intelektualit të shkëlqyeshëm e politikanit të papërsëritshëm që është bërë frymëzim sic tha ai për të gjithë e do të jetë për të gjitha breznitë.

“Dhe pikërisht ky qytet, Istogu jonë na thërret në bashkon dhe ky qytet na kujton rrugën që e kemi bërë si vend por mbi të gjitha ky qytet na bënë përgjegjës përballë të gjitha sfidave të kohës që kemi sot, na thërret e na obligon të punojmë mbi trashëgiminë e kapitalit politik të vet Rugovës  sepse ky është kapitali më i madh që ka Kosova. Kjo është shkolla më e bukur sesi e duam vendin të punojmë më përkushtim me dashuri me urtësi e dijë për të. Këtë shkollë ne pasardhësit e Ibrahim Rugovës po e ndjekim sepse për ne shqiptarët nuk ka shkollë tjetër”, tha Abdixhiku raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se Istogu po konfirmon fitoren e madhe të LDK-së. “Fitorja jonë s’ka se si mos të nis nga këtu nga Istogu i të madhit Fadil Ferati. Burrit të fortë Shaban Manajt. Nga Istogu i të madhit Haki Rugova. Dhe nga Istogu i Ilir Ferati”, tha ai mes tjerash.

Ai tha se për LDK-në zgjedhjet janë gjithmonë festë, sipas tij festë e demokracisë.

“Sot Republika e Kosovës, mos të harrojmë qëndron në një udhëkryq politik, të një aventure të një qeverisje populiste që vazhdon të bërtas, vazhdon të urrej, vazhdon të ndaj e përçaj sepse s’ka çka të prezantoj si rezultat për katër vjet”, tha ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja si bartëse e së djathtës dhe bartëse politike e Lëvizjes për Liri, Demokraci e Pavarësi obligon që “ne pasardhësit e LDK-së na takon ta bëjmë rrugën e qëllimit. Rrugën e konsolidimit shtetar të Kosovës siç na ka hije siç na ka pasur hije gjithherë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika