Tre gra izraelite, të cilat mbaheshin peng nga Hamasi, janë liruar dhe dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Qeveria izraelite ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e tyre: Romi Gonen (24 vjeç), Doron Steinbrecher (31 vjeç) dhe Emily Damari (28 vjeç).
Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ato janë kthyer në Izrael dhe aktualisht po i nënshtrohen një kontrolli mjekësor fillestar në një strukturë pranë kufirit përpara se të dërgohen në spital, raporton BBC.
“Ato janë tani në duar të sigurta. Po kthehen në shtëpi”, ka deklaruar Hagari gjatë një konference për shtyp.
Hamasi ishte i pari që publikoi emrat e të liruarve, ndërsa konfirmimi zyrtar erdhi më vonë nga autoritetet izraelite.