Policia e Kosovës ka raportuar për një incident që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut.
Siç njofton Policia, një mjet i dyshimtë shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, është hedhur në oborrin e shtëpisë së një burri kosovar.
“Mitrovicë Jugu / 19.01.2025 – 23:00. Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.