Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja, Donjeta Sadiku, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Sipas një njoftimi të Komitetit Olimpik, Sadiku ka pësuar lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, të cilën e ka ndaluar të garojë për një muaj.
Në rrjetin social Facebook, Komuniteti Olimpik i Kosovës ka treguar përmes një njoftimi se,
“Boksierja, Donjeta Sadiku, e cila fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022″.
Thuhet se Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.
Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.