Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj ka shfrytëzuar mundësinë për të falënderuar qytetarët e Skenderajt për mbështetjen që ata kanë dhënë për koalicionin “Kosova Fituese.”
“Drenicë, zemra mal…Të fala nga Amerika!”,ka shkruar ë një postim në rrjetet sociale, Haradinaj, duke publikuar disa fotografi nga tubimi që u mbajt në Drenicë.