Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, njëherësh edhe kandidat për deputet, gjatë një konference për media, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, duke kritikuar qeverisjen katër vjeçare Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Sipas Mustafës, pas katër vitesh të përçarjeve politike dhe ngecjes ekonomike, është bërë e qartë se VV-ja ka dështuar të përmbushë nevojat e qytetarëve.
“Kosova nuk mund të përballoj edhe katër vjet të qeverisjes të LVV-së. LDK ofron vizionin e guximshëm dhe vendimtar që i duhet dëshpërimisht vendit tonë për të krijuar vende pune, për të mbajtur rininë këtu dhe për t’i kthyer dinjitetin tonë vendit në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.
Mustafa shtoi se çdo ditë e më shumë qytetarët po i bashkohen LDK-së, pasi shohin në këtë parti një shpresë dhe një rrugë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“LDK është e gatshme të ofroj stabilitet, llogaridhënie dhe progres që populli ynë meriton. Çdo ditë e më shumë qytetarët po i bashkohen LDK-së sepse shohin shpresë, alternativë reale për të ardhmen e Kosovës. Së bashku po ndërtojmë lidhjen e përbashkimit që ta çoj Kosovën drejt një të nesërme me të vyeshme”, ka shtuar Musatafa.