Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka njoftuar se Bashkimi Evropian është në proces të zgjedhjes së një përfaqësuesi të ri special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Mandati i Miroslav Lajçakut, i cili aktualisht mban këtë pozitë, përfundon në fund të muajit janar.
“Mandati i emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Procesi i zgjedhjes së pasuesit tani është në vijim dhe me kohë do të japim më shumë komente për këtë çështje”, ka thënë Hipper gjatë një konference të rregullt për shtyp në Bruksel/
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi