Forcat ruse kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u rifurnizuar

Të mërkurën shënon dita e 35-të e luftës në Ukrainë. Qysh nga fillimi i invazionit rus, ka pasur humbje në të dyja anët.

Në raportin e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, forcat ruse janë detyruar të kthehen në Bjellorusi dhe Rusi, të riorganizohen dhe të rifurnizohen për shkak të humbjeve të mëdha.

Më tutje, thuhet se një aktivitet i tillë po vendos presion të mëtejshëm mbi logjistikën tashmë të tendosur të Rusisë dhe tregon vështirësitë që Rusia ka për të riorganizuar njësitë e saj në zonat brenda Ukrainës.

Ja çfarë po dëshmon lufta në Ukrainë/ Është koha që shqiptarët në të gjithë Ballkanin...“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të kompensojë kapacitetin e manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave”- theksohet në raport.

Sipas ministrisë britaneze, përqendrimi i deklaruar i Rusisë në një ofensivë në Donetsk dhe Luhansk ka të ngjarë të jetë një pranim i heshtur se ajo po përpiqet të mbajë më shumë se një front të avancimit.

Ndërkaq, në planin diplomatik, negociatorët ukrainas dhe rusë janë mbledhur në Stamboll për bisedimet e paqes, të cilat kanë filluar më 29 mars.

Turkey says meaningful progress in Russia-Ukraine talks achieved in Istanbul - Turkey NewsUkraina, gjatë këtij takimi, ka thënë se ka propozuar të miratojë një status neutral, në këmbim të garancive të sigurisë. Këto propozime janë prezantuar gjatë bisedimeve me Rusinë, që u mbajtën të martën në Turqi. Statusi neutral do të nënkuptonte se Kievi nuk do t’i bashkohej NATO-s apo që në bazat e saj nuk do të vendoseshin ushtarë të aleancës së NATO-s, kanë thënë negociatorët ukrainas.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika