Egjipti, destinacioni përfekt verorë sipas Filloreta Sylejmani, në Alo Mirëmëngjesi

Në emisonin Alo Mirmëngjesi në Radio Dukagjini,Filloreta Sylejmani ka treguar eksperiencën e saj në Egjipt si dhe vizitat në vendet e ndryshme

Filloreta Sylejmani, në Egjipt

Në studion e Alo Mirëmëngjesit me Agnesa Sejdiu, në Radio Dukagjini, me fillim nga ora 5 e mëngjesit, e ftuar në studio ishtë Filloreta Sylejmani, e cila ndër eksperiencat e shumta që ka nga vizitat në vendet e ndryshme, ka folur për eksperiencën në Egjipt.

Filloreta e ka të freskët të gjithë udhëtimin pasi ka pasur rastin që të shkojë atje së fundi edhe për të parë hotelet dhe ofertat që mund t’i ofrojë agjencioni i saj turistik që ka bazën në Prishtinë, për të gjithë të interesuarit për vizitë.

Filloreta ka treguar se vizat nuk janë fare problem për vizitën në Egjipt. Meqë nuk mund të pajiseni me vizë nga Kosova, ato sigurohen pas arritjes në destinacion dhe nuk është ndonjë procedurë e vështirë. Ajo ka qëndruar atje për 10 ditë dhe përgjatë kësaj kohë ka arritur të vizitojë brendsa ditës 10 hotele dhe atraksione të tjera

Për më shumë detaje mund të dëgjoni bisedën në këtë link

Filloreta Sylejmani tregon eksperiencat në Egjipt

 

Të fundit nga rubrika