Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.
E para e vendit, duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump, ka theksuar se ajo ka vepruar njëjtë si shumë liderë botërorë të cilët kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit.
Megjithatë, ajo ka thënë se ka pasur mundësinë më herët që të flas me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ku sipas saj ka zhvilluar bisedë përmbajtjesore për Kosovën.