Hamza në Suharekë premton autostradë të re nga Qafa e Duhlit deri në Lipjan për t’i lidhur tri autostradat kryesore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Suharekës.

Hamza u ka treguar qytetarëve për projektet e tij për komunën e Suharekës.

“Suhareka është ndër komunat më kontributdhënëse në buxhetin e Kosovës. Puna juaj e palodhshme i ka ndihmuar gjithmonë Kosovës. Në këtë rrugëtim të madh askush nuk do të lihet pas. Ky qytet dhe e gjithë kjo zonë do të jetë pjesë e rëndësishme e qeverisjes sonë. Diga e Dragaçinës, zona ekonomike e Suharekës, autostrada Duhël–Banullë – këto nuk janë thjesht vetëm projekte”.

“Ne do të ndërtojmë segmentin e lidhjes së tri autostradave, që përfshijnë kyçjen Qafa e Duhlit–Carralevë e Shtime–Lipjan me kyçje në Banullë. Kjo është një nyje strategjike që do të lidhë korridoret rrugore kryesore të Kosovës, përkatësisht Autostradën e Kombit, që na lidh me Shqipërinë, atë “Arbën Xhaferi” që na lidh me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe autostradën Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, që na lidh me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika