Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.

“(Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në Zyrën Ovale, pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”.

“Mendoj se Rusia do të ketë probleme të mëdha”, shtoi Presidenti Trump. “Shikojeni ekonominë, shikojeni inflacionin në Rusi… Unë merresha vesh me të dhe shpresoj që ai do që të bëjë një marrëveshje”.

Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se ai dëshiron ta takojë së shpejti Presidentin rus Putin, por se një datë për takimin nuk është përcaktuar ende.

Vetëm disa orë para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump të hënën, zoti Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë përmes një fjalimi të transmetuar në televizion se ai është i hapur për bisedime me administratën e re amerikane rreth luftës në Ukrainë dhe armëve bërthamore.

“Po i shohim deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij lidhur me vullnetin e tyre që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë”, tha zoti Putin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Gjithashtu po e dëgjojmë deklaratën e tij për nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne natyrisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe e përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fillimin e mandatit”, shtoi ai./VoA

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika